Telegrafi

Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka kthehen te fitorja, vazhdojnë të shtojnë epërsinë ndaj të tjerëve

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 3-0 në kudër të javës së 15-të të Bundesliga.

Aspirinat po vazhdojnë me formë të mirë në Bundesligë, ku pas dy barazimesh, janë kthyer te fitorja.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 14-të, kur Victor Boniface shënoi pas asistimit të Florian Wirtz për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, lideri i Bundesligës shtoi epërsinë, kur Jeremie Frimpong shënoi për 2-0.

Dyshja që shënuan golin e parë, në minutën e 57-yë ndryshuan rolet, ku Boniface asistoi te Wirtz, me këtë të fundit që shënoi për 3-0.

Granit Xhaka nw kwtw fitore luajti plot 90 minuta, duke qene pikë referimi për skuadrën e Xabi Alonsos.

Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 39 pikëve, shtatë më shumë se sa Bayern Munich që ka dy ndeshje më pak. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore