Bayer Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Eintracht Frankfurt me rezultat 3-0 në kudër të javës së 15-të të Bundesliga.
Aspirinat po vazhdojnë me formë të mirë në Bundesligë, ku pas dy barazimesh, janë kthyer te fitorja.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 14-të, kur Victor Boniface shënoi pas asistimit të Florian Wirtz për 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, lideri i Bundesligës shtoi epërsinë, kur Jeremie Frimpong shënoi për 2-0.
Dyshja që shënuan golin e parë, në minutën e 57-yë ndryshuan rolet, ku Boniface asistoi te Wirtz, me këtë të fundit që shënoi për 3-0.
Abpfiff! 3:0 – was für eine zweite Hälfte! ❤️🔥#B04SGE 3:0 pic.twitter.com/jeyMVauFpi
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) December 17, 2023
Granit Xhaka nw kwtw fitore luajti plot 90 minuta, duke qene pikë referimi për skuadrën e Xabi Alonsos.
Me këtë fitore, Bayer Leverkusen shkon në kuotën e 39 pikëve, shtatë më shumë se sa Bayern Munich që ka dy ndeshje më pak. /Telegrafi/