Telegrafi

“Bayer” dhuron tre milionë tableta të malarias në SHBA, për përdorim të mundshëm kundër coronavirusit

Bayer AG tha të enjten se i ka dhuruar 3 milionë tableta Resochin të malaries për qeverinë e SHBA për përdorim të mundshëm për të trajtuar COVID-19.

Resochin, i bërë nga fosfati klorokuin dhe një trajtim i aprovuar për malarie, po vlerësohet në Kinë për përdorimin e tij të mundshëm kundër COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi që përhapet shpejt, shkruan Reuters.

Bayer tha se ilaçi aktualisht nuk është aprovuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara dhe kompania është duke punuar me agjencitë e duhura në një autorizim të përdorimit emergjent për përdorimin e tij në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke folur në një konferencë shtypi të enjten, u bëri thirrje rregullatorëve shëndetësor të SHBA-së të përshpejtojnë terapitë e mundshme si Remdesivir të Gilead Sciences Inc dhe hidroksiklorokuinën e ilaçit gjeneral antimalarie, që synojnë trajtimin e COVID-19. /Telegrafi/