Telegrafi

Baxhaku: Jemi kundër politizimit të çështjes së Fondit për sigurime shëndetësore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hatim Baxhaku, ka theksuar se LDK e përkrah angazhimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore.

Baxhaku tha se LDK-ja është e pakënaqur me gjendjen aktuale në shëndetësi, por është kundër politizimit të kësaj çështje për nevoja elektorale që kanë për qëllim që të krijojnë huti tek qytetarët.

“Nëse duhet të jemi korrekt, duhet t’i kemi parasysh këto fakte. Themelimi i fondit nuk lidhet vetëm me Ministrinë e Shëndetësisë (MSH). Në këtë proces kërkohet një bashkëpunim më Ministrinë e Financave, me Ministrinë e Punës, atë të Administratës Publike, Administratën Tatimore, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjecionin për sigurimin e të dhënave”, ka shtuar Baxhaku.

Ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që punët të kryhen sa më shpejt, duke kërkuar sipas tij, informata shtesë nga përfaqësuesit e tyre në Komisionin për Shëndetësi.

“LDK e përshëndet shtyrjen e afatit të mbledhjeve të premiumeve, duke i bërë kështu përgatitjet që ky fond të jetë sa më i lartë”, ka shtuar Baxhaku. /Telegrafi/