Telegrafi

Bavaria urdhëron vendosjen e kryqit në ndërtesat qeveritare

Qeveria e Bavarisë ka vendosur të udhëzojë të gjitha ndërtesat administrative shtetërore në shtetin gjerman për të shfaqur një kryq në hyrjet e tyre publike deri më 1 qershor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria konservatore e Bavarisë ka thënë se kryqet nuk duhet të shihen si simbole fetare, por kanë për qëllim të reflektojnë “identitetin kulturor dhe ndikimin krishterë-perëndimor” të shtetit jugor gjerman.

Siç thuhet më tej, vendosjet e kryqit tashmë janë të detyrueshme në shkollat publike dhe në sallat e gjyqeve në Bavari, kryesisht katolike.

Gjithsesi, sipas mediave, Dekreti nuk do të ndikojë në ndërtesat e qeverisë komunale dhe federale në Bavari.

Bavaria është një nga shtetet më të pasura në Gjermani dhe ka menaxhuar hyrjet e migrantëve më mirë se pjesët tjera.

Numri i emigrantëve mund të rritet pasi Gjermania rënë dakord të marrë 10,000 emigrantë të cilët janë përzgjedhur nga agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Kancelaria Angela Merkel tha se refugjatët do të ishin pjesë e një programi të rivendosjes në Gjermani por nuk tregoi se ku do të vendoseshin në vend ose nga cilat vende do të vinin. /Telegrafi/