Telegrafi

Bauza ndryshon mendje, viziton Icardin në stërvitje

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ishte kategorik që mos ta ftoj në kombëtare sulmuesin e Interi, Mauro Icardi, por si duke ka ndërruar mendje, pasi e ka vizituar sulmuesin në qendrën e trajnimit të klubit në Appiano Gentile.

Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, trajneri mori pjesë në një sesion trajnimi të udhëhequr nga Stefano Pioli, dhe më pas pati një bisedë të gjatë me sulmuesin e shumëpërfolur.

Pavarësisht një rekordi të shënimeve me Nerazzurrët, Icardi ka luajtur vetëm shtatë minuta për kombëtaren argjentinase, transmeton Telegrafi.

Raportet kanë sugjeruar se marrëdhënia ka qenë e tensionuar mes dyshes, por vizita e sotme mund të tregojë se mund të ketë përsëri një thirrje në kombëtare për 23-vjeçarin.

Bauza përfundoi vizitën me një bisedë me bashkatdhetarët tjerë, me Javier Zanettin, i cili mban postin e Zv. Presidentit në Inter – dhe Walter Samuel, i cili është pjesë përbërëse e stafit të Piolit. /Telegrafi/