Telegrafi

Bauza i hap derën Icardit

Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka thënë se sulmuesi Mauro Icardi, mund të thirret në çdo kohë. 

Kapiteni i nerazzurrëve ka shënuar shumë gola në tri vitet e fundit duke merituar edhe një thirrje nga Kombëtarja.

Prej se e ka marrë në dorë kombëtaren nga Tata Martino, Bauza nuk e ka ftuar sulmuesin sikurse që ka bërë edhe për ndeshjet kundër Brazilit dhe Paraguait.

“Icardi e di që unë jam duke e përcjellë atë dhe mund ta thërras në çdo kohë”.

“E kam shikuar ndeshjen Inter-Torino ku shënoi dy herë. Ato që po ndodhi jashtë fushe nuk kanë të bëjnë me të”, ka thënë trajneri argjentinas. /Telegrafi/