Site icon Telegrafi

Bau Market avancon shërbimin ndaj konsumatorëve

Në vazhdën e zbatimit të planit operativ për avancimin e shërbimit ndaj konsumatorëve, personeli shitës i Bau Market, që vepron në kuadrin e nyjës ndërmarrëse “Al Trade Holding”, përfundoi nivelin e parë të trajnimit.

Ky trajnim ka si qëllim përgatitjen e personelit shitës me strategjitë dhe teknikat më të avancuara në fushën e shitjes, përfshirë këtu pajisjen me cilësitë e personalitetit të një shitësi të suksesshëm ose mënyrën e të menduarit të shitësve më të paguar.

Trajnimi pritet të plotësohet më tej edhe nivelet e radhës, të cilat përmbajnë gjithsejtë 15 module të trajnimit, prej të cilave tashmë janë përfunduar tri të parat.
Trajnimi drejtohet nga Masar Pllana, pronar dhe drejtor në kompaninë financiare “AFAM Group”.

Exit mobile version