Telegrafi

Bau Academy, shkollë e mesme profesionale me partneritet gjermano – kosovar (Foto/Video)

Bau Academy është themeluar nga kompania e mirënjohur Al Trade Holding e cila tashme ka një historik te gjate ne fushën e ndërtimit dhe prodhimit ne Kosove.

Bazuar në nevojat e tregut, por me konkretisht në nevojat e vet kompanisë amë, është parë e leverdishme dhe fizibile të hapet një shkolle e mesme e larte profesionale që do të ofronte kushte me standarde evropiane në mënyre që tu krijojë nxënësve mundësi të përshtatshme dhe atmosferë pozitive ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë.

Vendimi për shkollim është jetik, mbi 85% e nxënësve në vendet e zhvilluara ndjekin një shkollim profesional.

Të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët kanë përfunduar me sukses arsimin e detyruar nëntëvjeçar do të mund të ndjekin mësimet në shkollën e mesme profesionale Bau Academy.

Nxënësit të cilët kanë për qëllim që të marrin njohuri dhe aftësi profesionale të një profili të caktuar do të kenë mundësi të punësohen në vend por edhe në perëndim në bazë të memorandumeve të ndërlidhura për bashkëpunim në mes te partnereve Gjerman dhe Bau Academy. Gjithashtu, nxënësit do të kenë mundësi edhe të vazhdojnë shkollimin e tyre profesional në nivel më të lartë të Bachelorit.

Konkurs për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të është i hapur për këto drejtime:
– INSTALUES ELEKTRIK
– INSTALUES I NGROHJES DHE KLIMATIZIMIT
– INSTALUES I UJËSJELLËSIT DHE KANALIZIMIT
– METALPUNUES DHE SALDATOR
– NDËRTIMTARI

Apliko Online në www.bauacademy.com deri më 20 Gusht, dhe përfito 15% zbritje.
Deri në 50% të nxënësve do kenë mundësi të përfitojnë bursa, bëhu njëri prej tyre.
Ejani na vizitoni në Bau Academy, Veternik – Prishtinë