Përveç që krijon një frymë kompetence dhe kënaqësi në punësi, orientimi profesional është vendimtar në formimin e një mendësie përparimtare në punë. Natyra komplekse e instalimeve elektrike dhe dëshira e sinqertë për t’i mbështetur gjeneratat e reja të nxënësve që përfundojnë shkollimin e mesëm, ka bërë që Bau Academy të hapë profilin e instaluesit elektrik, që përfshin në vetvete edhe anën teorike të mësimit, edhe aftësimin për zbatimin praktik të tij.
Me përfundimin e klasës së dhjetë, të njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë, nxënësi në Bau Academy merr certifikatë dhe diplomë që i hap rrugë për të vazhduar studimet vijuese në fakultetet përkatëse të inxhinierisë. Për më shumë, me përgatitjen profesionale për instalues elektrik, nxënësit e diplomuar në Bau Academy integrohen në tregun e punës pa vështirësitë e zakonshme që hasen në fushat e tjera.
Të gjitha ata që duan të binden për nivelin superior të aftësimit profesional në Bau Academy, mund të vijnë në ambientet tona për të parë nga afër disa nga realizimet e nxënësve të klasës së dhjetë.
Laboratorët e instalimeve elektrike të Bau Academy janë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme. Në to nxënësit mund të provojnë variacione të skemave në mënyra të ndryshme. Bau Academy organizon edhe vizita nëpër objekte, ku nxënësit, në grupe të vogla, monitorojnë punën në instalimet elektrike. Nxënësve u mundësohet t’i përcjellin dhe njëherësh t’i asistojnë instaluesit elektrik të cilët janë duke bërë instalime nëpër objekte të ndryshme, siç është rasti në objektin e stadiumit të Prishtinës dhe në objektet banesore.
Pra, të gjithë ju që synoni të keni një profesion të mirëfilltë dhe të ndiheni kompetentë për punë që kryeni, bashkohuni me në Bau Academy! Te ne do të gjeni atë që mundëson mirëqenien tuaj, kënaqësinë e krenarinë.
Një karrierë e suksesshme, pa dyshim, është e lidhur ngushtë me zgjedhjen e duhur të profesionit. Dhe këtë ti mund ta arrish në shkollën profesionale Bau Academy. /Telegrafi/