Site icon Telegrafi

Batutat e Ramës me të moshuarin: Pa leje mos ve një tullë se të ikën qeleshja (Video)

Kryeministri, i vendit Edi Rama dhe kreu i ALUIZN-it, Artan Lame shpërndanë leje legalizimi në Pallatin e Sportit në Tiranë “Asllan Rusi”.

Gjatë dorëzimit të dokumentit nuk munguan batutat nga Rama me qytetarët. Por një i moshuar i bëri një kërkesë të çuditshme kreu të qeverisë duke i thënë që ta lejojë të ndërtojë një kolibe.

Përgjigja e Ramës ishte se pa leje nuk duhet të vendosi asnjë tullë, duke i kujtuar burgun.

“Merre legalizimin dhe pa leje mos ve një tullë se të ikën qeleshja”, ka thënë Rama./Albeu.com/


Batutat e Rames me te moshuarin by PanoramaVideo

Exit mobile version