Sulmuesi i ri Chelseat, Michy Batshuayi, i ka dhënë fund pushimeve të tij pas Euro 2016, e gjitha kjo vetëm të bashkohet me stërvitjen e Antonio Conte.
22-vjeçari ishte i lejuar nga klubi anglez të pushonte edhe një javë më shumë, por belgu tregoi se është një profesionit dhe u kthyer në Londër për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Ky gjest është përshëndetur nga tifozët e Chelseat, të cilët në rrjetet sociale kanë shpërthyer me komente pozitive.
Batshuayi u transferua te Chelsea për 33 milionë funte nga Marseille. Sulmuesi belg shënoi 23 gola në 50 paraqitje në sezonin e kaluar në të gjitha garat. /Telegrafi/
Our new signing @mbatshuayi has joined up with the squad for training today… #CFCTour https://t.co/BolZ3RgsBz
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 18, 2016