Telegrafi

Batshuayi do të rikthehet në Stamford Bridge, Palace nuk është e gatshme të paguajë shumën e kërkuar nga Chelsea

Michy Batshuayi. (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Crystal Palace kërkon ta rikthejë përsëri Michy Batshuayi në Chelsea, pasi nuk janë të gatshëm të paguajnë shumë e kërkuar nga klubi bardhekaltër.

Klubi londinez nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 45 milionë eurove që Chelsea kërkon për belgun.

Sulmuesi i Belgjikës u bashkua me Crystal Palace gjatë muajit janar në huazim, pas një huazimi gjashtë mujor te Valencia.

Pavarësisht nga vlerësimi i Roy Hodgson, Batshuayi do të kthehet në Stamford Bridge në qershor.

Michy Batshuayi. (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

HLN thotë se Chelsea kërkon 45 milionë euro për ta transferuar, shumë të cilën Palace e konsideron të lartë për ta paguar për belgun.

Chelsea do të mundohet në verë ta gjejë një skuadër që do të paguajë 45 milionë euro për ish-anëtarin e Marseilles dhe Borussia Dortmundit.

Milan dhe Roma mbetën dy opsione për sulmuesin belg. /Telegrafi/