Crystal Palace kërkon ta rikthejë përsëri Michy Batshuayi në Chelsea, pasi nuk janë të gatshëm të paguajnë shumë e kërkuar nga klubi bardhekaltër.
Klubi londinez nuk është i gatshëm të paguajë shumën prej 45 milionë eurove që Chelsea kërkon për belgun.
Sulmuesi i Belgjikës u bashkua me Crystal Palace gjatë muajit janar në huazim, pas një huazimi gjashtë mujor te Valencia.
Pavarësisht nga vlerësimi i Roy Hodgson, Batshuayi do të kthehet në Stamford Bridge në qershor.
HLN thotë se Chelsea kërkon 45 milionë euro për ta transferuar, shumë të cilën Palace e konsideron të lartë për ta paguar për belgun.
Chelsea do të mundohet në verë ta gjejë një skuadër që do të paguajë 45 milionë euro për ish-anëtarin e Marseilles dhe Borussia Dortmundit.
Milan dhe Roma mbetën dy opsione për sulmuesin belg. /Telegrafi/