Site icon Telegrafi

Baton Zabërgja me golin e tij i jep fitoren Dinamos së Tiranës, shpëton Luigi Di Biagon nga shkarkimi

Dinamo e Tiranës ka marr fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur Laçin si mysafir me rezultat 1-0.

Ndeshja e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës së Shqipërisë u vendos nga goli i Baton Zabërgjës në minutën e 12-të.

Ky ishte goli i dytë për Zabërgjën në këtë edicion që është i pari për të në elitën e futbollit shqiptar.

Një fitore e mirëseardhur për Dinamon pasi nga pesë ndeshje kishte vetëm një fitore dhe katër humbje.

Trajneri i njohur italian, Luigi Di Biago ishte kritikuar shumë dhe pritej edhe shkarkimi i tij në rast humbjeje.

Kjo fitore duket se e ka shpëtuar italianin që erdhi në krye të Dinamos këtë vit.

Për Dinamo luajti edhe Veton Tusha nga minuta e parë, ndërsa Blend Krasniqi u fut në lojë në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version