Drejtori ekzekutiv i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, në emisionin “Komiteti” ka folur për krijimin e Gjykatës Speciale dhe për emrat që do të akuzohen në këtë gjykatë.
Haxhiu ka përmendur të gjitha aktgjykimet u janë shqiptuar që deri më sot komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se Gjykata Speciale nuk mund sjellë risi dhe të akuzojë më shumë se kaq.
Duke folur në emisionin “Komiteti| të Gazetës Express që transmetohet në RTV Dukagjini, Haxhiu ka thënë se askush nuk ka imunitet, por, duke u bazuar në bisedat e tij private me Hashim Thaçin, Presidenti i Kosovës nuk i frikësohet akuzimit nga Gjykata Speciale.
Sipas Haxhiut, aktakuzat ndaj Thaçit dhe bartësve të tjerë të institucioneve mund të dalin vetëm nëse iu jepet peshë situatave për shkak të hidhërimit, përndryshe përgjegjësitë hierarkike nuk e dërgojnë askënd në këtë gjykatë./Express/