Telegrafi

Baton Haxhiu thotë se PDK do t’i humb zgjedhjet, nëse ato mbahen pas muajit mars (Video)

Drejtori ekzekutiv i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, në emisionin “Komiteti” ka folur për gjendjen aktuale të skenës politike në vend, dhe për ndryshimet që ajo mund t’i pësojë deri në kohën e zgjedhjeve.

Haxhiu, në emisionin “Komiteti” , prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ka thënë se bazuar edhe në sondazhe, Partia Demokratike e Kosovës është akoma partia më e madhe në vend, por, çdo ditë e mosmbajtjes së zgjedhjeve e dobëson më shumë këtë parti.

Ai ka thënë se PDK-ja ka shumë çështje me të cilat duhet të merret, si rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, kryetarët e akuzuar të komunave, pozita e Presidentit, Gjykata Speciale dhe individët që do të akuzohen nga kjo gjykatë, struktura e brendshme e partisë pas ardhjes së Kadri Veselit në krye të saj, dhe të gjitha këto sjellin dobësi në skenën politike.

Haxhiu ka shtuar se dobësimi i PDK’së në zgjedhjet e ardhshme krijon hapësira të mëdha që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë fituese e zgjedhjeve. /Express/