Drejtori i televizionit “Klan Kosova”, Baton Haxhiu, ka thënë çështja e ndryshimit të kufijve është keqinterpretuar dhe sipas tij asgjë nuk ndodh jashtë Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka ndarë informacione për kufijtë e Kosovës e jo ide të tij si do të dukeshin kufijtë.
Ai ka thënë se me Ramush Haradinajn nuk flet më për politikë, pasi paraqitja e tij në një emision televiziv është keqinterpretuar nga Kryeministri.
“Unë me Ramush Haradinajn kam një miqësi, e cila është shndërruar vetëm në nivel të gjërave të bukura, sepse për politikë më unë dhe ai nuk bisedojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Haxhiu ka thënë se Thaçi ka ndërtuar një narracion të gabuar për “ndryshimin e kufijve”.
“E vërteta e këmbimit dhe korrigjimit të kufijve është në Parlamentin e Kosovës. Nuk mund të ndodh jashtë atij asgjë”, tha ndër të tjera Baton Haxhiu. /Telegrafi/