Telegrafi

Baton Haxhiu i quan Florim Isufin dhe Shpejtim Bulliqin mëkatarët më të mëdhenj të ditëve tona (Video)

Drejtori ekzekutiv i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, ka folur për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, që është kusht kryesor i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se vizat do të duhej të hiqeshin për qytetarët e Kosovës më 14 dhjetor – por se ai nuk e di se a do të ndodhë kjo.

Haxhiu ka rezervuar fjalë të ashpra për dy prej ekspertëve që e kundërshtojnë marrëveshjen aktuale të demarkacionit me Malin e Zi.

Për Haxhiun, gjeografi Florim Isufi dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, “janë dy njerëzit më mëkatarë të kohës, të cilët i njeh paslufta”.

“Ata mendojnë se janë shenjtorë, për arsye se e ndërtojnë kauzën e madhe brenda lirisë”, është shprehur Haxhiu në “Komiteti” të Gazetës Express në RTV Dukagjini.

“Janë mëkatarët më të mëdhenj. Ata janë brenda diskursit më të keq që e ka bërë Kosova në vitet e fundit. Demarkacioni nuk është temë e ditës”, ka thënë Haxhiu. /Express/