Telegrafi

Baton Haxhiu flet për dramën në shtëpinë e Behgjet Pacollit në natën e koalicioneve (Video)

Gazetari Baton Haxhiu thyen heshtjen ndaj akuzave të kreut të AK-së, Behgjet Pacolli, i cili kishte thënë se gazetari e kërcënoi në rezidencën e tij, një natë para se të formoheshin koalicionet zgjedhore.

Haxhiu në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ka treguar se cfarë ka ndodhur atë natë në shtëpinë e Pacollit, duke bërë të ditur nëse është e vërtetë se kreu i AKR-së atë natë, theu orenditë në shtëpinë e tij, transmeton Express.

Gazetari ka folur për skenën, që ai e quan teatrale, në rezidencën e Pacollit, ndërsa ka treguar arsyet pse kishte shkuar te ai për vizitë.

Haxhiu ka fajësuar kreun e AKR-së për rrëmujën në skenën politike në natën kur u formuan koalicionet parazgjedhore, të cilat ndërruan plotësisht garën zgjedhore.