Ajo dukej si një skenë filmash, por gjithçka ishte e vërtetë. Oficerët e policisë, gjatë një operacioni në Kelowna, British Columbia (Kanada), u ndërprenë nga një njeri i veshur si Batman i cili i pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë.
Policia menjëherë e largoi atë, por episodi nuk i shpëtoi një kalimtari që fotografoi gjithçka.
Ky njeri është shumë i njohur në zonë: ai e quan veten “Okanagan Batman”.
Ai është një tifoz i superheronjve që vishet si Batman për festat e fëmijëve dhe ngjarjet me tematika të tilla. Në vendin e ngjarjes atë ditë ai arriti me automjetin e tij, i cili është i zi me simbolin e lakuriqit të natës në anën e pasme.
Një zëdhënës i policisë lokale tha se në lidhje me praninë e Batmanit në vendin e ngjarjes, “kur një operacion i armatosur është duke u zhvilluar, qytetarët duhet të qëndrojnë larg zonës për të shmangur rrezikimin e jetës së tyre”. Pastaj ai shtoi: -“Gjesti i këtij njeriu ishte i marrë, sepse ai e vuri veten dhe operacionin në rrezik”.