Telegrafi

Batllava po derdhet

Pas reshjeve të fundit dhe borës e cila ka qenë muajve të fundit, nivelet e liqeneve Batllava dhe Badovci i kanë tejkaluar përditshmëritë për mbushje.

Zëdhënësja e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” Arjeta Mjeku, ka thënë për Telegrafin se pas reshjeve të fundit Liqeni i Batllaves i ka arritur nivelet maksimale.

“Sot, pas pesë vjetëve Liqeni i Batllavës ka filluar të kapërderdhet, pasi që sot pas reshjeve ka arritur kuotën maksimale. Ndërkaq Badovci ende është – pesë metra nën kuotën maksuimale”, tha Mjeku.

Sipas saj, lajm i mirë është se me ketë sasi të ujit, sigurohet ujë për këtë verë për 70 për qind të banorëve të Prishtinës. /Telegrafi/