Gjatë ditës së mërkurë, në Podujevë janë zhvilluar ndeshjet finale mes grupmoshave U-11 dhe U-13.
Ndërsa, në mbrëmë u zhvillua ndeshja kryesore e turneut, finalja mes Shajkocit dhe Batllavës, ku këta të fundit fituan, transmeton Telegrafi.
Turneu shënon mbylljën e aktiviteteve në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”.
“Ky turne u shënua në kuadër të aktiviteteve të Manifestimit “Ditët e Diasporës”, ku me përfundimin e këtij turneu edhe u përmbyllen aktivitetet e shënuara të këtij Manifestimi”, thuhet në një njoftim të komunës së Podujevës.
Gjithashtu, në këtë turne ka qenë prezent kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zyrtarë nga niveli qendror e lokal. /Telegrafi/