Telegrafi

Batistuta: Icardi mund të japë më shumë

Gabriel Batistuta ka dhënë pikëpamjen e tij për sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi dhe injorimin që i ka bërë skuadrës.

Icardi do të rikthehet për Interin në fushë dhe Batistuta beson thellësisht se ai mund të japë më shumë.

“Mendoj se potenciali i Icardit është që të bëjë më mirë dhe të japë më shumë. Lautaro po shfqaet mirë pas një periudhe të adaptimit”, u shpreh Batistuta.

Ai foli edhe për Gonzalo Higuainin, duke thënë se ai do të kujtohet në Argjentinë si një njeri që humbi shumë raste para goli.

“Higuain është sulmues i madh dhe u respektua në gjithë botën, por jo edhe në Argjentinë, ku njerëzit e kujtojnë për rastet e humbura më shumë se sa për qindra gola të shënuar”, potencoi ish-sulmuesi i madh argjentinas. /Telegrafi/