Telegrafi

Bastisje në një lokal në Ferizaj, arrestohen gjashtë persona

Gjatë implementimit të planit operativ nga ana e njësive policore të DRP Ferizaj ,  në fshatin Babush i Ri, në Ferizaj, policia  ka kryer një bastisje në një lokal- restorant ku mbahej muzikë e gjallë.

“Kjo bastisje ka rezultuar me arrestimin e gjashtë (6) personave tek të cilët janë gjetur dhe njehërit janë konfiskuar gjashtë armë zjarri-revole të llojeve të ndryshme.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, gjashtë të dyshuarit  dërgohen në mbajtje prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/