Pete Parada thotë se është përjashtuar nga grupi i tij “The Offspring” e po ashtu edhe nga turneu i tyre për shkak të refuzimit për t’u vaksinuar.
Bateristi amerikan postoi një shkrim të gjatë në llogarinë e tij të verifikuar në Instagram duke thënë se kishte disa lajme jo edhe aq të mira për t’i ndarë.
“Duke pasur parasysh historinë time mjekësore personale dhe efektet anësore të këtyre vaksinave, mjeku im më ka këshilluar që të mos marrë ndonjë vaksinë në këtë kohë”, thuhej në shkrimin e tij.
“Unë e kisha virusin më shumë se një vit më parë, ishte çdo gjë mirë, por nuk jam i sigurt se si do të mbijetoja pas vaksinimit”.
Varianti Delta është përhapur me shpejtësi midis atyre që nuk janë të vaksinuar dhe ka pasur kërkesa në rritje nga organizatorët e koncerteve tek korporatat që kërkojnë që njerëzit të marrin vaksinën.
Parada shkroi në shënimin e tij se “Meqenëse nuk jam në gjendje të pajtohem me atë që po bëhet gjithnjë e më shumë në një mandat të industrisë, kohët e fundit është vendosur që nuk jam i sigurt të jem aty, në studio dhe në turne”.
“E përmend këtë sepse nuk do të më shihni në këto shfaqje të ardhshme”, tha ai. “Unë gjithashtu dua të ndaj historinë time në mënyrë që dikush tjetër që përjeton agoninë dhe izolimin e të qenit prapa tani të dijë se nuk është plotësisht vetëm”.
Ai gjithashtu tha se nuk kishte ‘ndjenja negative’ ndaj grupit në të cilin ishte pjesë që nga viti 2007. /Telegrafi/