Bob Bryar, ish-bateristi i grupit të njohur “My Chemical Romance”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Tenesi, në moshën 44 vjeçare, vetëm dy ditë para Ditës së Falënderimeve.
Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik dhe nuk dihet se kush e gjeti trupin e tij, sipas raportimeve nga TMZ.
Një burim ka deklaruar se trupi i Bryar ishte “dekompozuar keq” kur u gjet dhe se autoritetet e kontrolluan shtëpinë e tij, duke marrë edhe dy qentë e tij, ndërsa nuk ka dyshime për “lojra të këqija”, pasi armët dhe pajisjet muzikore të tij ishin të paprekura, shkruan DailyMail.
Bryar, i cili ishte bateristi zyrtar i grupit nga viti 2004 deri në vitin 2010, u pa për herë të fundit më 4 nëntor, kur postoi disa mesazhe në Twitter, përfshirë një që referonte ish-kongresmenin Tulsi Gabbard.
Pas largimit të tij nga “My Chemical Romance” në vitin 2010, për shkak të tensioneve brenda grupit, Bryar ndau një mesazh me fansat duke shpjeguar largimin dhe duke i uruar fat të mirë përpjekjeve të tij të ardhshme.
Pas përfundimit të karrierës muzikore, Bryar u tërhoq nga skena dhe u bë agjent imobiliar dhe aktivist i njohur për mbështetje të shpëtimit të qenve.
Ai gjithashtu nxori në ankand grupin e baterive që përdori gjatë xhirimeve të albumit “The Black Parad”e, për të mbledhur fonde për një qendër shpëtimi kafshësh në Tenesi.
Ky lajm është raportuar nga burime si TMZ dhe Rolling Stone. /Telegrafi/