Site icon Telegrafi

Bateristi i Ariana Grandes rrëfen çastet pas shpërthimit dhe amullinë në të cilën ndodheshin (Video)

Bateristi i Ariana Grandes, Aaron Spears, ka rrëfyer për momentet pas shpërthimit në koncertin në Manchester Arena të hënën mbrëma, që ua mori jetën 22 njerëzve.

Ai ka folur për frikën që kishin përjetuar muzikantët dhe pjesa tjetër e stafit në prapaskenë pas shpërthimit dhe momentet kur nuk e kishin të qartë se çfarë po ndodhte.

“E përfunduam koncertin dhe ishim duke shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ‘bum’! Mund t’i dëgjonim njerëzit. Nuk e kishim idenë se çfarë ishte. Kishte çfarëdolloj spekulimi për atë që po ndodhte”.

https://www.youtube.com/watch?v=e647lomtgvE

“Rreth pesë minuta pasi shkuam në dhomë, erdhi sigurimi dhe na informoi se duhej të evakuoheshim nga ndërtesa me urgjencë. Në atë moment e kuptuam se çështja ishte serioze”, ka thënë Aaron Spears për Fox News.

Më tej, ai ka treguar se nuk iu ishte thënë se ata ndodheshin në mes të një sulmi terrorist deri në momentin kur ishin larguar nga zona e rrezikut.

Lexo po ashtu Mijëra fansa të rinj të Ariana Grandes nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpitë e tyre pas kaosit të krijuar nga shpërthimi vdekjeprurës (Foto)

“Në fillim për zhurmën menduam se mund të ishte shumëçka, por nuk e dinim se ishte bombë deri në çastin kur u evakuuam dhe pastaj na treguan saktësisht se çfarë po ndodhte”.

“Është tejet zemërthyese, sepse shumë të rinj marrin pjesë në koncertet tona. Ata nuk po më hiqen nga mendja”, ka rrëfyer bateristi.

Lexo po ashtu Ariana kthehet në SHBA pas sulmit terrorist në koncertin e saj (Foto)

Për më shumë, ai ka konfirmuar se askush nga stafi dhe muzikantët nuk është lënduar në këtë tragjedi. /Telegrafi/

Exit mobile version