Telegrafi

Bateria e PlayBook më e mirë se ajo e iPad?

Mirëpo, tani duket se RIM është duke përhapur edhe disa porosi të reja sa i përket tabletit të saj PlayBook.
Këtë radhë, prodhuesi i telefonave BlackBerry duket se është zënë keq me rivalin e saj Apple e cila prodhon tabletin e famshëm, iPad, ndërsa RIM thotë se bateria e tabletit të saj është po aq e mirë sa ajo në iPad, ose edhe më e mirë se kaq.  

 

Në një prononcim zyrtar, RIM ka thënë se bateria e tabletit të tyre është më e vogël se ajo e iPad, mirëpo që performansa e baterisë së PlayBook është e njëjtë me atë të tabletit të Apple, dhe se e njëjta mund të zgjasë deri në 10 orë pune, pa ndërprerje.
Tani, mbetet të shihet nëse Apple do t’i kundërvihet rivalit të saj në këtë “luftë fjalësh” pasi që betejën për treg e ka të fituar. / Telegrafi /