Telegrafi

Bateri që zgjatë më shumë për gjëra që shfrytëzohen çdo ditë

Këto bateri kanë qenë në dispozicion për disa senzor me wireless, por çmimi tyre ka qenë i papërballueshëm.

‘Applied Materials’ që është një nga prodhuesit më të mëdhenj të pajisjeve me gjysmëpërçues, janë në fazat e fundit të testimit të një baterie që zgjatë më shumë dhe kushton lirë.

Kjo mund të hapë rrugën për bateri që janë më të vogla dhe më të holla, që mund të shfrytëzoheshin në orë të zgjuara, telefona, si dhe automjete që punojnë me rrymë apo me gas.

Ende nuk është dhënë ndonjë detaj se sa do të zgjasë bateria, kur duhet të mbushet sërish dhe sa saktësisht do të kushtoj.

Kompania ‘Applied Materials’ janë duke punuar në këto bateri, që do të ndalonin shpenzimin e panevojshëm të energjisë, në mënyrë për të ruajtur atë./Telegrafi/