Gjiganti anglez Chelsea vazhdon të mbetet pa humbje këtë edicion, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Evropës.
Ish-kampioni anglez do të luaj në Bjellorusi në xhiron e katërt të Ligës së Evropës.
Kundërshtari i radhës i Chelseat, Bate Borisov nuk është i panjohur pasi dy javë më parë londinezët triumfuan në Stamford Bridges lehtësisht 3-1.
Në atë sfidë më meritori për fitoren e Chelseat ishte mesfushori anglez, Ruben Loftus-Cheek që shënoi tre gola.
Chelsea është favorit për ta fituar edhe këtë takim, ndërsa vendasit synojnë të befasojnë.
Formacionet zyrtare:
Bate: Scherbitski; Rios, Filipovic, Filipenko, Volodko; Hleb, Dragun, Baga; Skavysh, Signevich, Stasevich
Chelsea: Kepa, Zappacosta, Christensen, Cahill, Emerson, Jorginho, Loftus-Cheek, Barkley, Pedro, Hazard, Giroud /Telegrafi/