Arsenali ka marrë një fitore tejet të vlefshme nga udhëtimi në Bjellorusi përballë Bate Borisov.
‘Topçinjtë’ triumfuan me rezultat 4-2, në një ndeshje ku shkëlqeu Theo Walcott që shënoi dy gola.
Në këtë sfidë trajneri Arsene Wenger ka aktivizuar edhe disa lojtarë nga skuadra e të rinjve.
Ishte pikërisht sulmuesi anglez, Theo Walcott që mori notën më të lartë (10.00), ndërsa pas tij ishte Olivier Giroud (7.8).
Paraqitje të mirë kishin edhe Rob Holding (7.6) e i riu Joe Wilock (7.6), ndërsa Shkodran Mustafi mori notën (6.7).
Tek vendasit nota më e lartë i takoi malazezit Ivanic (7.8), ndërsa portieri Scherbitski mori notën më të vogël në ndeshje (5.4). /Telegrafi/