Batatina është shprehur se klubet shqiptare po marrin cilindo futbollist nga klubet e Kosovës, e jo vetëm që ato nuk përfitojnë gjë, por lojtarët kosovar po nënvlerësohen sërish.
Me anë të një postimi në Facebook, ai premton se kjo nuk do të ndodhë kurrë me klubin e Llapit.
“Klubet e Kosovës pa vizion për të ardhmen e tyre. Rrisin futbollistë dhe harxhojnë shumë por nuk përfitojnë asgjë, as lojtari por as klubi duke u transferuar në klube të Shqipërisë kur ti teket ndonjë skuadre ta marr cilindo lojtar”.
“Por kjo nuk do të ndodhë asnjëherë me Llapin, sepse po thyhen parimet e futbollit Kosovar, edhe prapë po i nënvlerësojnë lojtaret tonë nga Kosova”, shkruan Batatina në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/