Site icon Telegrafi

Batatina po sheh ëndrra: Mund ta sfidoj Përfaqësuesen e Kosovës

Nëse arrijnë një fitore në një ndeshje të rëndësishme po ua merr mendja se mund të përballen edhe me ekipe të mëdha si Barcelona apo Real Madrid, teksa po kërkojnë ndeshje ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

Më parë ishte Ismet Munishi plot vetëbesim ndërsa tani një trajner tjetër që quhet Tahir Batatina dhe udhëheq Llapin.

Batatina pas fitores ndaj Trepçës ’89 ka thënë se me ekipin që ka mund ta sfidojë edhe Përfaqësuesen e Kosovës.

“Kam ekip që mund të luajë edhe me Përfaqësuesen e Kosovës. Mund ta sfidojë Përfaqësuesen e drejtuar nga Albert Bunjaku”, tha ai për ‘SuperSport Kosova’.

“Afrim Ademi ishet ai që na dhuroi tri pikë. Edhe pse ishim duke pësuar u rikthyem në lojë. Sot Llapi tregoi fytyrën e vërtetë duke ditur ta kthejë rezultatin. Trepça ’89 një ekip shumë të mirë, por besoj se unë e kam ekipin të nivelit të mirë, dhe të përgatitur mirë”, shtoi ai.

Bataina po mendon se në Përfaqësuesen e Kosovës luajnë futbollistë amatorë, nuk e bënë mend se në Përfaqësuesen tonë vijnë lojtar nga superliga e Zvicrës, Serie A italiane apo Bundesliga gjermane.

Të ëndërrosh është falas, por duhet kujtuar se vetëm një lojtar i Përfaqësuese së Kosovës, Besar Halimi kushton më shumë se gjithë ekipet e elitës së futbollit në Kosovë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version