Telegrafi

Batatina pasi eliminoi Gjilanin nga Kupa e Kosovës: Kur unë i bëj zëvendësimet edhe Mourinhon me pas kundërshtarë ta shkatërrojë

Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Gjilanit.

Drilon Fazliu dhe Firmino kanë shënuar në këtë ndeshje për të mposhtur Gjilanin dhe dërguar ekipin e tyre në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Pas ndeshjes, Batatina u shpreh shumë i lumtur për fitoren e sotme.

Lexo po ashtu Llapi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës duke e eliminuar Gjilanin me rezultat komod

“Është një ndjenjë e veçantë, sepse ky stadium ka dhënë shumë legjenda më herët të futbollit dhe talentë dhe janë meritor të futbollit të Kosovës”.

“Ne këtë stadium gjithmonë do të ketë spektakël. Në çdo aspekt e kemi dominuar Gjilanin. Kur unë i bëjë zëvendësimet edhe Mourinhon me pas kundërshtarë ta shkatërrojë”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Llapi ka marr një vend në gjysmëfinale, ku janë edhe Prishtina dhe Drita. /Telegrafi/