Telegrafi

Batatina komenton eliminimin nga garat evropiane, tregon edhe shkaqet

Llapi nuk ka arritur ta realizojë rikthimin e madh ndaj Buducnostit dhe është eliminuar nga garat evropiane që në start.

Llapjanët barazuan 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar, pasi në ndeshjen e parë në Podgoricë pësuan 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen, pasi ishin në numër të madh sot.

Ai analizoi edhe ndeshjen, duke thënë se golat e pranuar në të dyja pjesët prishën planet.

“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në “Fadil Vokrri””.

“U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer”.

“Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, ka thënë Batatina. /Telegrafi/