Trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina ka deklaruar për Telegrafin se skuadra e tij do t’i qaset me seriozitetin më të madh ndeshjes ndaj Lirisë së Prizrenit.
Ai thotë se nuk guxojnë të bëjnë gabime pasi kërkojnë fitore për ta ruajtur pozitën që ndodhen në tabelë.
“Si çdo ndeshje tjetër edhe ndaj Lirisë do të jemi të përqendruar maksimalisht për të arritur suksese të reja”, deklaroi Batatina për Telegrafin.
“Do të luajmë ndaj një skuadre të madhe siç është Liria mirëpo Llapi e do titullin dhe do t’i qasemi kësaj ndeshje me seriozitet të madh për ta fituar dhe për ta ruajtur pozitën ku jemi”, tha Batatina. /Telegrafi/