Site icon Telegrafi

Batatina: Jemi të qetë

Llapi do të jetë mysafir i Drenicës në ndeshjen e xhiros së fundit të pjesës së parë. Skuadra nga Skenderaj ka pasë formë të luhatshme këtë edicion por fitorja para dy xhirosh në shtëpi kundër kampionit dhe liderit aktual e motivon në ballafaqim me Llapin në top formë.

“E rrespektojmë Drenicën dhe jemi të vetëdijshëm për faktin që është skuadër e papërshtatshme kur luan në shtëpi, mirëpo ne jemi të qetë dhe shkojmë për rezultat pozitiv” theksoi shefi i shtabit teknik i Llapit, Tahir Batatina.

Llapi ka befasuar të gjithë me paraqitje pas rikthimit në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Batatina thekson për Sportali.net se ambiciet janë edhe më të mëdha.

“Pas përfundimit të pjesës së parë presim rikthimin e dyshes së lënduar Getoar Dragusha – Mërgim Boshnjaku dhe plus do të përforcohemi me dy lojtarë tjerë në mënyrë që të hyjmë edhe më të fortë në pranverë dhe të synojmë titullin e kampionit” tha në fund Batatina.

Llapi është në lojë për titullin e kampionit vjeshtor. Pas 16-të xhirosh pozicionohet në vendin e dytë me 30 pikë aq sa ka edhe lideri Feronikeli.
 

Exit mobile version