Kandidati për deputet i PDK-së, Butrint Batalli ka thënë se Gjakova i dha mbështetje të pa rezervë kryeministrit Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Batalli ka shkruar se PDK tashmë ka siguruar fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit.
Postimi i plotë:
Gjakova vendosi!
Pranon ndryshimin dhe të renë për të ecur përpara. Me një mikpritje siç e ka zakoni dha mbështetjen e pa rezervë kryeministrit z.Kadri Veseli.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me agjendën kundër korrupsionit dhe programin e saj të rritjes së qëndrueshme ekonomike tashmë ka siguruar mbështetjen për fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit duke e bërë partinë e vetme me objektiva konkrete dhe mbështetje për të renë.
Kryeministri z.Kadri Veseli premtoi zhvillim ekonomik dhe rikthimin e Komunës së Gjakovës në vendin e merituar.
Forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimin Evropian është angazhimi ynë.
Faleminderit Gjakovë!