Goli i Eder në finale të “Euro 2016” kundër Francës, e ka shndërruar në milioner një qytetar britanik.
Një britanik nga Birminghami, e kishte luajtur në bastore që Eder të shënojë në finalen e kampionatit Evropian mes Portugalisë dhe Francës.
Dhe, personi në fjalë i ka fituar plot 1.2 milionë euro pas bastit të tij, shkruan Marca.
Lexo po ashtu: Ju kujtohet djaloshi që e ngushëlloi tifozin francez që qante? Mësoni çfarë i tha atij! (Foto/Video)
Sulmuesi me prejardhje nga Guinea e shënoi golin e vetëm të finales, duke ia sjellë titullin e Evropianit Portugalisë.
Ai erdhi nga stoli për tu kthyer në hero.