Telegrafi

Bastoret turpërojnë Kosovën, këto janë koeficientet ndaj Islandës (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës do të tentojë të bëjë historinë ndaj kombëtares së Islandës, në kualifikuesen për botërorin ‘Rusia 2018’.

Përfaqëësuesja e Kosovës do të jetë nikoqire e sensacionit të kampionatit evropian, Euro 2016, Islandës, në ndeshjen që do të zhvillohet më 24 mars në Shkodër.

Lexo po ashtu Lista e futbollistëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës (Foto)

Megjithatë, bastet nuk ma kanë dhënë edhe aq mundësi, duke na degraduar me koeficientet e tyre, me Islandën që shihet si super-favorite.

Bastorja e njohur sportive evropiane ‘Bet365’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës ndaj ishullorëve me një kuotë shumë të lartë.

Lexo po ashtu Kosovë – Islandë, do të gjykohet nga një portugez i njohur

Kjo bastore i ka vënë fitores së Përfaqësueses së Kosovës një koeficient 9.00, ndërsa barazimin e ka kuotuar me 5.50.

Ndërsa, në rast luajtje pro fitores së Islandës atëherë koeficienti do të jetë shumë i ulët, vetëm 1.29. /Telegrafi/

Këto janë koeficientet e ndeshjes Kosovë-Islandë