Përfaqësuesja e Kosovës do të tentojë të bëjë historinë ndaj kombëtares së Islandës, në kualifikuesen për botërorin ‘Rusia 2018’.
Përfaqëësuesja e Kosovës do të jetë nikoqire e sensacionit të kampionatit evropian, Euro 2016, Islandës, në ndeshjen që do të zhvillohet më 24 mars në Shkodër.
Megjithatë, bastet nuk ma kanë dhënë edhe aq mundësi, duke na degraduar me koeficientet e tyre, me Islandën që shihet si super-favorite.
Bastorja e njohur sportive evropiane ‘Bet365’ e ka kuotuar fitoren e Kosovës ndaj ishullorëve me një kuotë shumë të lartë.
Kjo bastore i ka vënë fitores së Përfaqësueses së Kosovës një koeficient 9.00, ndërsa barazimin e ka kuotuar me 5.50.
Ndërsa, në rast luajtje pro fitores së Islandës atëherë koeficienti do të jetë shumë i ulët, vetëm 1.29. /Telegrafi/