Shqipëria duket se nuk do ta ketë asnjë mundësi kundër Francës në ndeshjen e dytë të Grupit A në Euro 2016.
Bastoret janë tallur me kuotën e Shqipërisë, gjasat e të cilës duken shumë të vogla për të fituar.
Fitorja e Shqipërisë kotohet nga 14 deri në 23 për 1, ndërsa e Francës shumë e ulët, nga 1.18 në 1.23 për 1.
Kujtojmë se Franca dhe Shqipëria kishin luajtur dy ndeshje gjatë kualifikimeve, dhe Kombëtarja shqiptare ishte shumë më e suksesshme, pasi barazoi në Francë dhe fitoi në Elbasan.