Site icon Telegrafi

Bastoret nënvlerësojnë Kosovën para duelit ndaj Turqisë

Bastoret botërore kanë dhënë koeficientët e tyre të probabilitetit për duelin e Kosovës ndaj Turqisë.

Kosova në këtë duel për një fitore kuotohet me 21.0, teksa Turqia ka kuotën 1.14, gjithnjë sipas Bet365, gjigantit të basteve.

Një barazim kuotohet 9.50 dhe është po ashtu joshës për bastegjinjtë.

Megjithatë, opsioni i cili pritet të joshë më së shumti është që të dyja skuadrat të shënojnë së paku nga një gol, opsion i cili kuotohet 2.40.

Që Kosova të shënojë një gol në pjesën e parë kuota është 5.0, kurse një gol në pjesën e dytë 3.40.

Mbetet të shihet nëse Kosova do t’ia dalë të performojë si duhet, shkruan Telegrafi, dhe të inspirojë një befasi ndaj turqve në Antalya. /Telegrafi/

Exit mobile version