Site icon Telegrafi

Bastoret nënçmojnë Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Ukrainën nesër në mbrëmje.

Por pas humbjes së thellë në shtëpi 6-0 nga Kroacia, tani Kosova duket autsajdere përballë Ukrainës, kundërshtarit të saj të radhës.

Kështu bastoret e ndryshme e kanë llogaritur si favorit absolut Ukrainën që është në cilësinë e ekipit vendas.

Fitorja e skuadrës së drejtuar nga legjenda Andriy Shevchenko është kotuar me 1,20, ndërsa barazimi me një koutë të lartë 6,00.

Fitorja e Kosovës duket si e pamundur për kompanitë e basteve pasi ato i kanë vënë koutë prej 11,50.

Shpresojmë që Përfaqësuesja jonë t’i befasojë të gjithë dhe të kthehet me një rezultat pozitiv nga Polonia. /Telegrafi/

Exit mobile version