Site icon Telegrafi

Bastketboll: Peja e pandalshme

Pejanët kanë vazhduar serinë e tetë ndeshjeve pa humbje. Skuadra e Rudolf Jugos e mposhti ekipin nga kryeqyteti pa ndonjë vështirësi.

Peja e udhëhequr nga Dardan Berisha dhe Gerti Shima arriti ta mbyll çerekun e parë me epërsinë 22:15. Në çerekun e dytë, RTV 21-shi humbi shumë nga loja, ndërsa një gjë të tillë e shfrytëzuan basketbollistët e Pejës, të cilët krijuan një epërsi të lartë duke e mbyllur këtë çerek 20:8 dhe gjithë pjesën e parë, 42:23.

Në pjesën e dytë, RTV 21 u zgjua për ta ngushtuar sadopak epërsinë e mysafirëve, por një gjë e tillë ishte e vështirë. Ndeshja përfundoi me rezultat përfundimtar 62:87.

Ndër më të dalluarit për mysafirët ishte Dardan Berisha, i cili realizoi 19 pikë, ndërsa Gerti Shima shtoi 13 të tjera. Te RTV 21-shi më i dalluari ishte Alexander Joshua me 21 pikë, ndërsa Kreshnik Juniku shtoi 17 të tjera.

Rezultatet e BKT Superligës për javën e tetë:
RTV 21 – Peja 62:87
Kosova – Sigal Prishtina 61:119
Drita – Trepça 59:78
Vëllaznimi – Sigkos Bashkimi 65:77

Tabela
1. Peja 16
2. Sigal Prishtina 15
3. Sigkos Bashkimi 13
4. Trepça 13
5. Vëllaznimi 11
6. RTV 21 11
7. Drita 8
8. Kosova 8

 

Exit mobile version