Site icon Telegrafi

Bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë, Peci i quan shpifje lajmet për renovimin e objektit në Ulpianë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka quajtur të pavërteta dhe tendencioze lajmet që ministria e tij pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK në Ulpianë.

Peci këto deklarata i bëri para mediave, një ditë pas bastisjes që bëri prokuroria në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 12:00 jam kthyer para Ministrisë së Bujqësisë, e kam marrë veturën edhe kam shkuar në shtëpi. Mediat, disa të ashtuquajtur gazetarë kanë raportuar se unë kam qëndruar deri në ora 12:00 për të fshehur dosje, kjo është një prej raportimeve të disa media. Raportimi tjetër ka qenë se meqenëse Agjencia Zhvillimore e Bujqësisë është në proces të bartjes, nga objekti me qira deri te objekti i ministrisë në Ulpianë, edhe procesi i bartjes ka qenë që një javë, e raportimi ke se prokuroria po merr dosje me kamionë. Këto janë vetëm shembuj se çka raportojnë disa media”, theksoi Peci.

Megjithatë, Peci tha se pergëzojnë çdo aktivitet të mekanizmave të drejtësisë e që ka per qëllim zbardhjen e së vërtetës

Gjithashtu, ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë nuk ka qenë hiq pjesë e kontratës për renovim, sipas tij, videot jane berë vetëm për shpifje.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bastisur të enjten Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarise dhe Zhvilimit Rural.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se hetimet janẽ autorizuar nga Drejtoria e Hetimit te Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) me qelim të mbledhjes dhe sigurimit të provave per tä sqaruar rrethanat e çështjes, Zyrtarēt e Ministrisë, sipas njoftimit, dyshohen per perfshirje në veprat penale “Keqpērdorim i pozitës zyrtare”, ” Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./ Telegrafi/

Exit mobile version