Telegrafi

Bastisje në Veles, ndalohet një person për armëmbajtje pa leje

Me datë 05.11.2023 në Veles, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të lëndëve narkotike dhe armëve në kuadër të SPB Veles, kanë ndaluar L.A.(75) nga fshati Oreshë, Veles.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “TOZ-63” e kalibrit 16mm dhe një gëzhojë me kalibër 16mm për një pushkë gjuetie.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës./Telegrafi/