Me datë 06.05.2024 në ora 23:45, zyrtarë policorë nga Sektori për Krime të Përgjithshme në SPB Veles kanë privuar nga liria A.N (42) nga fshati Sojaklari, Veles.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, janë gjetur dhe sekuestruar sende, të cilat dyshohet se i ka marrë nga një kompani në Veles ku ka qenë i punësuar.
“Mjetet e sekuestruara i janë kthyer pronarit dhe A.N. është ndaluar në stacion policor. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.