Telegrafi

Bastisje në Tetovë, ndalohen dy persona për posedim të lëndëve narkotike

MPB Maqedoni njofton se dje (11 korrik) në rrugën “Vllezërit Milladinovci” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat M.L (23) dhe A.M (24) nga Tetova.

“Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre, të bëra me urdhër të gjykatës është gjetur marihuanë”.

“Të dy personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.